
300 të infektuar çdo ditë/ Anglia ndryshon masat me Serbinë!
Dritare.net
Ditët e fundit, Serbia ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me koronavirus. Janë rreth 300 të infektuar çdo ditë. Autoritetet kanë vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në disa qytete. Ky veprim ka sjellë pakënaqësi te qytetarët të cilët janë ngritur në protesta.
Së fundmi, Anglia e ka përjashtuar Serbinë, nga lista e vendeve të cilat shtetasit nuk janë të detyruar të karantinohen. Tashmë nëse një shtetas nga Serbia, udhëton drejt Mbretërisë së Bashkuar, i duhet të karantinohet për 14 ditë.
"Qendra e Përbashkët e Biosigurisë, së bashku me Shëndetin Publik, bazuar në të dhënat e fundit të pandemisë në Serbi, ka vendosur që të rikthejë karantinën për shtetasit që udhëtojnë nga Serbia. Ne kemi qenë gjithmonë të qartë se do të veprojmë në bazë të ecurisë së pandemisë në vende të ndryshme".
Skocia gjithashtu kërkon që ata që vijnë nga Serbia të vetëkarantinohen. Kujtojmë që BE e përshiu Serbinë në listën e vendeve të sigurta, duke hapur kufirin me vendet anëtare më 1 korrik./L.F-dritare.net

















