3 pacientë humbin jetën nga koronavirusi, në 24 orët e fundit
E Martë 30 Qershor 2020, 11:11
Dritare.net
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 69 raste të reja me koronavirus dhe gjithashtu 3 vdekje.
“Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor“, tha Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale./E.B-dritare.net