Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

3 ditë para zgjedhjeve/ Melania Trump del e vetme në fushatë, Obama bashkon forcat me Biden!

3 ditë para zgjedhjeve/ Melania Trump del e vetme në fushatë,

Kanë mbetur 3 ditë deri në ngjarjen më të ndjekur në botë, zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku të martën votohet ai që do të jetë për 4 vite jo vetëm presidenti i SHBA, por personi më i fuqishëm në botë.

Në ditë te fundit të fushatës, të gjithë krahët polikë janë angazhuar 100% në fushatë.

Zonja e Parë Melania Trump pritet të bëjë fushatë pa burrin e saj në shtetet e fushës së betejës, Ëisconsin dhe Pennsylvania të shtunën.

Melania sulmoi demokratët për atë që ajo e quajti portretizimin e tyre "të rremë" për burrin e saj.

Të enjten, ajo ishte në fushatë me burrin e saj në Florida, përballë një audience të madhe.

Nga ana tjetër Barack Obama bashkon forcat me Joe Biden në Michigan në fundjavën e fundit para zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA

Ndërkohë Donald Trump do të bëjë fushatë në shtetin vendimtar të shtunën, në Pensilvani.

Gati 90 milion njerëz kanë votuar tashmë përpara ditës së zgjedhjeve të marten, që është edhe numri më i madh i votuesve që nga 1909 në SHBA./ I.M-Dritare.net