Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

27 të mbytur në Kanalin Anglez, arrestohet 32-vjecari për transportim ilegal të emigrantëve!

27 të mbytur në Kanalin Anglez, arrestohet 32-vjecari për

Një burrë është arrestuar për vdekjen e të paktën 27 personave që u mbytën duke u përpjekur të kalonin Kanalin Anglez me një gomone vitin e kaluar.

Harem Ahmed Abwbaker, 32 vjeç, u arrestua në Gloucestershire të martën në mëngjes, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Ai akuzohet se ishte pjesë e një grupi që ishin bashkë për të transportuar emigrantët në Britani, nëntorin e kaluar.

Ai do të dalë në gjykatë të mërkurën për ekstradimin në Francë ku përballet me akuzat për vrasje. Incidenti mendohet të jetë një nga tragjeditë më të rënda të emigrantëve në Kanal.

Abwbaker, i cili do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster, përballet gjithashtu me akuzat franceze për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm.

Zëvendësdrejtori i NCA, Craig Turner e përshkroi arrestimin si "të rëndësishëm". Ai tha: “Individi i arrestuar sot dyshohet se ka luajtur një rol kyç në vrasjen e atyre që vdiqën. Duke punuar ngushtë me partnerët tanë francezë, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të vendosur drejtësi për familjet e atyre që u humbën jetën dhe për të prishur dhe çmontuar rrjetet mizore kriminale të organizuara të përfshira në kontrabandën e njerëzve."/L.F-dritare.net