Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

20 raste të reja me koronavirus në vend, shkon në 243 numri i të prekurve

20 raste të reja me koronavirus në vend, shkon në 243 numri i

Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë për media, për situatën e koronavirusit në vend. Zv.ministrja Mira Rakacolli tha se, janë shënua 20 raste të reja në 24 orët e fundit, duke bërë që numri i të prekurve të shkojë në 243.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste.

Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve.

Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 129 raste

- Durrës 26 raste

- Lushnje 4 raste

- Elbasan 5 raste

- Fier 23 raste

- Kavajë 4 raste

- Rrogozhinë2 raste

- Korçë 15 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 8 raste

- Lezhë 5 raste

- Berat 1 rast

- Has 2 raste

- Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

- Pukë 3 raste

- Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë! Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19”, tha Rakacolli:/E.B-dritare.net