
15-vjeçari i infektuar me Covid-19, përfundon në terapi intensive
E Martë 20 Tetor 2020, 19:07
Dritare.net
Tashmë jo vetëm të moshuarit apo mosha e mesme përfundon në terapi intensive pas infektimit me Covid-19. Edhe të rinjtë. Pjesa më e madhe e të infektuarve të valës së dytë në Itali, janë të rinj. Madje një 15-vjeçar në Avellino ka përfunduar në terapi intensive, pasi kishte probleme të rënda me frymëmarrjen.
Adoleshenti u infektua disa ditë më parë në shkollë, bashkë me vëllanë dhe disa shokë të klasës. Pas kësaj shkolla u fut e gjitha në karantinë.
Edhe prindërit e tij dolën me virus, por djali u sëmur më rëndë. Gjendja e tij u përkeqësua më shumë dje, ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të familjes ishin të gjithë asimptomatikë./K.C/dritare.net

















