Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

146 miliardë dollarë në mes/ Çfarë do të ndodhë me pasurinë e Bill dhe Melinda Gates tani që çifti po ndahet!

146 miliardë dollarë në mes/ Çfarë do të

Bill dhe Melinda Gates po divorcohen pas 27 vjetësh martesë. Ky ishte dhe lajmi që pushtoi gjithë mediet botërore dje dhe sot. Ky do të jetë divorci më i dytë më i shtrenjtë që ka ndodhur ndonjëherë.

Pasuria e çiftit është miliarda dollarë dhe përfshin industrinë e teknologjisë, një portofol të gjerë të bizneseve dhe pasurive të patundshme dhe në fushat e shëndetit global, politikave të ndryshimeve klimatike dhe çështjeve sociale, duke përfshirë barazinë për gratë.

Çifti i cili ka rreth 146 miliardë dollarë nuk tha asgjë publikisht për planet financiare të tyre, megjithëse thanë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me fondacionin e tyre, Fondacioni Bill & Melinda Gates.

Çifti bëri kërkesë për divorc te King County. Ata kanë edhe një marrëveshje për ndarjen, por në të nuk jepen hollësi për kushtet e divorcit. Ky është divorci i dytë më bombë në radhën e njerëzve më të pasur në botë vitet e fundit, pas ndarjes së Jeff Bezos dhe MacKenzie Scott. Kjo ndarje e bëri MacKenzie një nga njerëzit më të pasur në botë. Në muajt që pasuan, ajo u bë një nga filantropet më me ndikim në botë, duke dhënë miliarda dollarë për kauza shpesh të neglizhuara.

146 miliardë dollarë në mes/ Çfarë do të

Për Bill dhe Melinda Gates ndarja e pasurive potencialisht përbën një sfidë më të madhe sesa ndarja e pasurisë së Bezos, e cila ishte përqendruar kryesisht në aksionet e Amazon.

Pasuria neto e Bill Gates filloi me Microsoft, por aksionet e themeluesit të softuerit tani përbëjnë më pak se 20% të pasurive të tij. Ai i ka zhvendosur shumë nga aksionet e tij te Bill & Melinda Gates Foundation dhe ende nuk dihet sesa aksione ka që kur u largua nga bordi i Microsoft vitin e kaluar.

Pasuria më e madhe e Gates është Cascade Investment një kompani që ai krijoi me të ardhurat e shitjeve të aksioneve të Microsoft dhe dividendëve që drejtohet nga Michael Larson. Përmes Cascade, Gates ka interes në pasuri të patundshme, si dhe aksione në dhjetëra kompani publike, përfshirë hekurudhat nacionale kanadeze dhe Deere & Co.

146 miliardë dollarë në mes/ Çfarë do të

Avokatja Monica Mazzei tha se pyetja e madhe në lidhje me fondacionin e çiftit është se në çfarë mase ata planifikojnë të punojnë bashkë dhe për sa kohë. Ligji i Uashingtonit mund të ofrojë disa të dhëna se si i ndajnë pasuritë. Çdo gjë e fituar gjatë një martese konsiderohet në pronësi të barabartë nga të dy partnerët, por kjo nuk do të thotë se pasuria do të ndahet në gjysmë. Gjykatat mund të vendosin pak a shumë në varësi të asaj që është e drejtë për të dy. Dhe ne mund të mos e mësojmë kurrë se si do të ndahet kjo pasuri./K.C/dritare.net