
12 të vdekur e 188 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Dritare.net
12 viktima nga COVID-19 janë shënuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
IKSHPK-ja ka konfirmuar gjithashtu se 188 raste të reja kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, derisa janë shëruar edhe 142 persona.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive”, thotë IKSHPK.
Tutje bëhet e ditur se numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Kurse gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976./ I.M-Dritare.net

















