12 emigrantët e rikthyer në Itali nga Gjadri! Meloni tregon hapin e radhës të marrëveshjes!
Dritare.net
Giorgia Meloni ka folur sërish për marrëveshjen me Shqipërinë për dy kampet e emigrantëve. E ftuar në Porta a Porta në televizionin Rai1, Meloni u pyet nëse është e bindur mbi zgjedhjen e Shqipërisë, si vend që mund të funksionojë për emigrantët.
“Jam e bindur se arsyeja pse po bëhet gjithçka për të bllokuar protokollin me Shqipërinë është se të gjithë e kuptojnë se ai është çelësi i bllokimit të migrimeve të parregullta. Nëse kontrabandisti e gjen veten jashtë kufijve evropianë, është pengesa më e madhe që mund të vendosni. Për këtë ka kaq shumë vëmendje nga ana e Europës si dhe shumë liderë të Europës janë të mendimit që kjo marrëveshje nuk do funksionojë edhe pse Italia që është brenda Europës dhe ka ligjet europiane. Në diskutimin e fundit në Komisionin Europian, Ursula von der Leyen specifikon për zgjidhje inovative, pse? Sepse nëse je emigrant i parregullt që paguan skafistët dhe arrin në Itali me qëllimin që mund të arrish në Gjermani apo dhe në vende të ndryshme që tashmë i dimë", tha Meloni.
Lidhur me arsyen se pse gjykata e Romës vendosi që emigrantët që ishin në Gjadër të ktheheshin, Meloni tha:
“Argumentet me të cilat, gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë autorizimin për të mos zbatuar një ligj tjetër italian qe u pa nga shumë njerëz si një argument i një fletëpalosjeje propagandistike sesa një akti gjyqësor. Argumenti i Gjermanisë naziste është efektiv në një nivel propagandistik, në nivel ligjor është më i dobët. Meloni. Është një element kryesor për të shkatërruar këtë lloj biznesi dhe une do ta vendos të gjithën në funksion.
Shpresoj të gjej me siguri shumë armiq përsa i përket këtij protokolli, por jam e sigurt se ka dhe shumë miq dhe njerëz që kuptojne se mund të bëhet në një mënyrë serioze, përballimi i çështjeve të fluksit të emigrantëve. Duke respektuar të drejtën kombëtare, por duke krijuar probleme serioze për rrjetet e trafikantëve, që ndërkohë po bëjnë para"./ M.K-dritare.net