
113 mijë € në makinë, del para gjykatës efektivi i RENEA-s!
E Shtunë 18 Mars 2023, 09:09
Dritare.net
Ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë, Altin Morina, shef i stërvistjes në repartin RENEA, i arrestuar pak ditë më parë me 113 mijë euro teksa levizte me një automjet luksoz audi Q8.
Ndaj tij prokuroria ka ngritur 3 akuza, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre.
Morina dyshohet se ishte përfshirë në trafikun e heroinës dhe kokainës, me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan./M.T/dritare.net

















