Shqipëria feston sot 112 vjetorin e Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit dhe është një nga ditët më të rëndësishmet për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
Sot do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, por Vlora do të jetë epiqendra e festimeve. Organizimet nuk do të mungojnë as jashtë kufijve.
Gëzuar Shqipëri!/L.F-dritare.net