Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

11 truke psikologjike për të gjithë ata që nuk kanë besim!

11 truke psikologjike për të gjithë ata që nuk kanë

Shumica e njerëzve nuk kanë besim 100% tek njerëzit që i rrethojnë. Askush nuk lind me besim të plotë, por e zhvillon atë gjatë jetës dhe në varësi të situatave me të cilat përballet.

Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa këshilla shumë të dobishme nga psikologët.

Mësoni të pranoni komplimente

Të gjithë ne reagojmë pas komplimenteve që marrim. Komplimentet në njëfarë mënyre janë vlerësime të mira për ju, prandaj mos rrini pa ju thënë faleminderit njerëzve të cilët ju komplimentojnë.

Sepse mund të duket sikur nuk e vlerësoni me të vërtetë mendimin e personit që iu bëri kompliment.

Mënyra më e mirë për të reaguar ndaj një komplimenti është të buzëqeshim me sinqeritet dhe të thuash: "Faleminderit."

Mos u përpiqni të jeni të përsosur

Mësoni të mbani kontaktin me sy gjatë një bisede

Gjatë bisedave me njerëzit është shumë e rëndësishme që të ruani edhe kontaktin me sy. Kjo është një nga mënyrat më të mira për treguar se keni interes dhe po e dëgjonin bashkëbiseduesin tuaj teksa ju flet. Kur dikush shmang kontaktin me sy, kjo do të thotë se ata nuk kanë vetëbesim dhe nuk po ju ndjekin. Pra, mbajtja e kontaktit me sy me njerëzit do t'ju ndihmojë të fitoni besimin e tyre dhe t'i bindni ata se jeni të ndershëm.

Ndryshoni mënyrën se si ecni

Ecja e sigurt tregon se ju jeni një njeri që besoni te vetja. Mbajeni kokën lart, mbani shpinën drejt, shikoni lart, dhe shmangni ecjen e kërrusur ose shikimin tek këmbët kur ecni. Kjo mënyrë e të ecurit, redukton shuam nivelin e stresit.

Largo mendimet negative

Diskutoni dhe lërini kohë vetes, për të diskutuar në mendjen tuaj gjëra që të rëndësishme. Dhe shkruani gjithçka që është e lidhur me të qenit i pasigurt. Pasi të bëni një analizë të mendimeve do të kuptoni se disa nga mendimet tuaja ishin jo të duhurat për t’u shqetësuar kaq shumë.

Kapni momentin kur nuk besoni më veten tuaj

Edhe pas një ditë të bukur, dhe ku askush nuk ju ka shqetësuar, gjatë darkës në mendje ju vijnë shumë gjëra që ju mërzisin dhe krijojnë mosbesim në vete.

Shënoni arritjet tuaja

Bëni një ditar për arritjet tuaja dhe shkruani gjëra të reja çdo ditë. Mos shkruani vetëm gjërat me të vërtetë të mëdha, por e mira është të shënoni çdo hap drejt qëllimit tuaj, edhe mendoni se nuk ja vlen dhe është i vogël.

Mendoni për idealin "ju"

Kudo që të shkoni, në një vend pune ku po shkoni për herë të parë, mendoni se do ja dilni dhe se ju jeni i gatshëm për këtë punë.

Dhe mos u shqetësoni se diçka do të shkojë keq, sepse mbi të gjitha argumentet që ju jepni, janë arma më e fortë kudo.

Bisedoni me të huajt

Nëse jeni mes një grupi ku nuk njihni asnjeri, ju mos u ndjeni keq, por flisni dhe socializohuni me grupin.

Ofroni ndihmën tuaj

Njerëzit pëlqejnë të ndihen të rëndësishëm dhe me vlerë. Është shumë ngushëlluese të dini se dikush merr mendimet tuaja. Ofrimi i ndihmës për të tjerët ju bën të ndiheni të rëndësishëm dhe të dobishëm dhe do t'ju ndihmojnë që të mos ndiheni të pasigurt ose të vetmuar.

Mos e humbni kohën në rrjetet sociale

Ju duke parë në rrjetet sociale njerëzit që tregojnë për suksesin e tyre humbisni shumë kohë dhe dilni nga rrjedha e punëve tuaja. Shfrytëzojeni zhvillimin e teknologjisë në favorin tuaj, dhe mos lejoni që puna juaj të humbasë duke parë ca bëjnë të tjerët./Përshtati nga Brightside, I.M-Dritare.net