Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

1 mijë mësues do të punësohen për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë pandemisë

1 mijë mësues do të punësohen për të

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore. Në fokus të diskutimeve ishin sfidat që mbart ky vit i ti shkollor, në kushtet e pandemisë. Ministrja Kushi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan gjithashtu se 1 mijë mësues do të punësohen për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021.

"1,000 mësues shtesë për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021, u miratua sot me vendim të Këshillit të Ministrave. Me këtë lajm e nisa sot takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore, me të cilët diskutuam mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhe", shkruan Kushi./L.F-dritare.net