
1 i infektuar në Kosovë nga koronavirusi në 24 orë!
E Martë 19 Maj 2020, 21:09
Dritare.net
15 pacientë janë shëruar të martën nga COVID – 19, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ndërkohë të martën është konfirmuar vetëm një rast i ri.
Gjithsej janë testuar 211 mostra, është bërë e ditur nga Instituti.
Numri i të shëruarve ka arritur në 769, ndërsa numri i të infektuarve në 989. Në Kosovë deri më tani janë shënuar 29 raste të vdekjes nga koronavirusi ./ I.M-Dritare.net

















