Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama i përgjigjet Metës: Lùftërat me shpata janë për fëmijët e kopshtit,mos ta shkëpusim vëmendjen nga lùfta kryesore!

Rama i përgjigjet Metës: Lùftërat me shpata janë

Kryeministri Rama, teksa ishte në pritje të dozave të reja të vàksinës Pfizer në një takim me gazetarët ka komentuar një deklaratë të presidentit Ilir Meta në Vlorë, sipas të cilit shqiptarët do të votojnë më 25 prill o “me karta o me shpata”. Rama theksoi se lufta me shpata është për fëmijët e kopshtit, duke shtuar se do të fokusohet te lufta ndaj koronavìrusit.

Arsyeja pse jemi këtu është madhore dhe jemi në luftë për të siguruar vàksina për shqiptarët. Është një lùftë jo me shpata. Lùftërat me shpata janë me fëmijët e kopshtit ose për ata që kanë shkëputje me mburojën e trurit. Është lùftë e madhe tregtare, politike, komunikimi dhe unë dua që çdo natë, mendimi i fundit të jetë që bëmë diçka edhe për sot, që në këtë lùftë mos ngelemi pas. Kjo lùftë është. Të tjerat janë ngjarje rrethanore, me personazhë rrethanorë, që nuk meritojnë të shkëputet vëmendja nga lufta kryesore. Ne zbatojmë eksperiencat e vendeve të tjera, fillimisht janë bluzat e bardha dhe të moshuarit 65 plus, nisim nga lart për të shkuar te 65-a, se më të rrezikuar janë ata që janë më të moshuar”, ka thënë Rama./M.M-dritare.net