Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasje në Kamëz, 27-vjeçari humb jetën pas të shtënave me armë zjarri. Autori në arrati

Vrasje në Kamëz, 27-vjeçari humb jetën pas të

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e së hënës zonën e Kamzës, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri pranë një kalçetoje.

Viktima është identifikuar si Ardian Balloshi, i cili u transportua drejt Spitalit të Traumës nga qytetarë të rastit, por fatkeqësisht mbërriti pa shenja jete.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25 në rrugën “Dervish Luzha”, ku dyshohet se i riu është qëlluar pas një konflikti për motive të dobëta.

Si autor i dyshuar është identifikuar Sadik Llanaj, rreth 39 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar me automjet dhe konsiderohet i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Për këtë arsye, në operacionin për lokalizimin dhe kapjen e tij janë përfshirë edhe forcat speciale RENEA.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, bëri të ditur se viktima dhe autori janë banorë të së njëjtës zonë dhe se nuk ka persona të tjerë të lënduar nga ngjarja.

“Ardian Balloshi, rreth 27 vjeç, ka mbërritur në Spitalin e Traumës pa shenja jete. Nga konstatimet paraprake, ai kishte marrë plagë nga arma e zjarrit. Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar që në operacion të marrin pjesë edhe forcat RENEA. Autori është larguar me automjet, ndërsa viktima është transportuar në spital nga qytetarë të rastit”, u shpreh Torba.

Policia ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore dhe po zhvillon kontrolle intensive për kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor./L.F-dritare.net