
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Bathore.
Mësohet se shtetasi A.T, ka vrarë në rrethana të paqarta kunatën e tij, J.H.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ I.M-Dritare.net

















