
Të paktën dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat në një klub nate në Oslo. Kështu ka bërë të ditur policia e kryeqytetit norvegjez, duke shtuar se ka disa të lënduar në gjendje të rëndë. Të shtënat kanë ndodhur brenda një vendi të frekuentuar nga homoseksualët, ku po zhvillohet Oslo Pride.
“Dukej si një skenë lufte, kishte shumë njerëz me lëndime në kokë”, tha një dëshmitar i ngjarjes. “Vrasësi ishte shumë i vendosur, veçanërisht ku të synonte. Kur e kuptova se ishte serioze, ika. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, shtoi një grua.
Të shtënat ndodhën rreth orës 01:00 në tre lokacione aty pranë, në klubin e homoseksualëve në London Pub, në klubin e xhazit Herr Nilsen dhe në një pikë ushqimi./M.T/dritare.net

















