Na ndiqni edhe në

Moti

Nëntori nis me shi dhe ulje temperaturash, rikthehet dëbora

Nëntori nis me shi dhe ulje temperaturash, rikthehet dëbora

Muaji nëntor nis me mot të paqëndrueshëm në Shqipëri. Këtë të diel pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga vranësirat dhe reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore pritet edhe dëborë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës parashikohen vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara herë pas here me intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë kryesisht me intensitet të ulët, por në momente të caktuara mund të shfaqen në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në zonat malore mbi 1100–1200 metra lartësi, kryesisht në veri, verilindje, lindje dhe juglindje, parashikohen reshje të dobëta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 5 gradë Celsius në zonat më të ftohta deri në 19 gradë Celsius në zonat më të ngrohta të vendit.

Era do të fryjë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi mesatare 4 metra në sekondë, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 12 metra në sekondë.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1–2 ballë./dritare.net