
Dashi
Këtë muaj debatet dhe problemet do jene aq të mëdha saqë mund të mendoni të largoheni përfundimisht nga gjithçka. Për të dashuruarit do jetë një periudhë e paqëndrueshme. Mund të keni zënka të forta, por njëkohësisht do kaloni edhe momente pasionante. Ditët do jenë të turbullta. Nëse jeni beqarë vetëm pas javës së dyte mund të mendoni për gjëra serioze sepse deri atë kohë do keni veçse joshje dhe mundësi për aventura. Shëndeti do vijë javë pas jave duke u përmirësuar falë përkudjesit që do keni për veten. Nëse doni që gjendja financiare të jetë e mirë vazhdoni të shpenzoni me maturi dhe mos prisni të pasuroheni. Në punë do ju duhet më tepër përkushtim dhe përpjekje për të arritur atje ku keni dashur.
Demi
Gjatë këtij muaji do ju pushtojë një ndjenjë dyshimi që nuk do ju lejojë të jetoni të qetë. Jeta në çift nuk do jetë gjithë kohës e mirë kështu që kujdes me çdo hap që do hidhni. Dijeni qe me kokëfortësi e me inat nuk keni për të arritur askund. Ju beqarët do endeni sa andej këndej dhe vetëm javën e fundit do mund të takoni persona që mund t'iu përshtaten. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por që do kalojnë shpejt falë përkujdesjes së familjarëve tuaj. Për financat do jetë muaj me fat. Gjendja do përmirësohet ndjeshëm në një mënyrë të habitshme. Në punë do merrni komplimente dhe shpërblime për gjithçka që keni arritur. Bravo për iniciativat dhe këmbënguljen.
Binjakët
Ky do jetë një muaj mjaft harmonik dhe i mbushur edhe me surpriza. Nëse jeni në një lidhje duhet ta shfrytëzoni në maksimum çdo moment pranë partnerin dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Nëse do ndiheni mirë mund t'ia lejoni çdo gjë vetes kështu që mos mendoni çfarë do thonë të tjerët. Ju beqarët duhet të përfitoni nga sezoni veror dhe nga plazhi për të joshur sa më tepër. Shumë shpejt keni për ta ndryshuar statusin. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, por as ashtu si e keni dëshiruar. Dhimbjet e kokës dhe të shpinës nuk do mungojnë. Financat do jenë herë të mira dhe herë delikate. Mundohuni të mos shpenzoni me tepricë sepse do keni probleme serioze. Në pune bëni atë që do ju duket më e arsyeshmja dhe do e shihni që do vlerësoheni. Edhe të papunët do jenë me fat.
Gaforrja
Jeta familjare do ketë më shumë prioritet se gjithçka tjetër këtë muaj. Çdo moment të lire do e kaloni me ata qe doni më tepër. Nëse keni një lidhje, javët e para do keni mosmarrëveshje, por më pas do e kuptoni se e keni bërë gabime të dyja palët. Java e fundit e muajit do jetë shumë më e ngrohtë. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për aventura dhe asgjë më tepër sesa aq. Për dashuritë e mëdha duhet ende të prisni. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë për shkak të lodhjes dhe ngarkesës së madhe në punë. Financat mund të kenë përmirësime nëse ju vini fre shpenzimeve. Investimet ekstravagante lërini për më vonë. Në pune do keni shumë ngarkesë dhe nuk do jeni të qete për asnjë çast. Pranojeni ndihmën e kolegëve.
Luani
Sipas parashikimeve ky muaj do jetë i ndarë në disa pjesë. Javët e para mund të kenë vështirësi dhe do jenë të mbushura me mërzitje, ndërkohë që pas datës 14 gjërat do normalizohen. Nëse jeni në një lidhje, javën e parë do keni debate të forta, por me pas do i kuptoni gabimet dhe do bëni të pamundur për t'i zgjidhur. Do dashuroheni me më tepër pasion. Ju beqarët më në fund do e takoni këtë muaj princin tuaj të kaltër dhe çdo gjë do jetë shumë më ndryshe. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Duke mos u ushqyer si duhet mund të keni probleme akoma më të mëdha. Financat do jenë të kënaqshme nëse dini si t'i menaxhoni. Do ju duhet fillimisht të bëni disa sakrifica, por do ja vlejë. Në punë duhet të jeni gjithë kohës vigjilente dhe të përfitoni nga çdo propozim që do ju bëhet.
Virgjëresha
Gjatë këtij muaji gjërat do vazhdojnë t'iu ecin si më parë dhe do keni ende shumë për të bërë për të fituar besimin e të tjerëve dhe për ta normalizuar jetën. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk e ruani dot vetëkontrollin do keni probleme e mosmarrëveshje të mëdha me partnerin. Po u treguat të logjikshëm dhe bashkëpunues gjithçka do ecë më së miri. Nëse jeni beqarë do keni plot mundësi për takime e lidhje, por po u nxituat të bëni zgjedhje do gaboni. Shëndeti do jetë shumë i mirë, megjithatë mirë do jetë të limitoni sa të mundni duhanin dhe ushqimin e yndyrshëm. Me financat mund të keni tronditje deri në momentin që të vendosni disa kufizime e të mos bëni investime të pamenduara. Në punë do jeni kërkues ndaj vetes dhe keni për të arritur majat e suksesit.
Peshorja
Ky do jetë një muaj më i mirë për ju sidomos pas datës 10. Tensioni thuajse do mungojë plotësisht dhe kreativiteti do ju ndihmojë t'i hidhni hapat më të sigurta. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të lirë për të shprehur mendimet dhe do dashuroheni pa u druajtur. Çastet e lumtura do jenë të vazhdueshme. Ju beqarët do çliroheni më në fund nga e shkuara dhe do hidhi hapa me personat që ju kanë propozuar së fundmi. Përveç ndonjë shqetësimi momental nga lodhja, probleme serioze shëndetësore nuk do keni. Në punë pas datës 16 do keni më shumë vullnet dhe kurajë për të bërë gjithçka që do ju kërkohet. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe, por që gjithë mundi do ju shpërblehet. Buxhetin do dini përherë ta menaxhoni prandaj jo vetëm që nuk do keni probleme, por situata edhe mund të përmirësohet më shumë.
Akrepi
Muaj vërtet i shkëlqyer ky për ju. Jupiteri do ua plotësojë kërkesat që do keni dhe Mërkuri do kujdeset për interesat tuaja. Kur të keni nevojë për të bërë zgjedhje Urani do ju gjendet pranë dhe do ju këshillojë si duhet. Nëse keni një lidhje mundohuni të qeshni përherë sepse jeta është vërtet e bukur. Qëndroni sa më shumë që të mundeni pranë atij që dashuroni dhe mos u kapni pas gjërave pa rëndësi. Ju beqarët do jeni të parrezistueshëm dhe mund të merrni propozime të njëpasnjëshme. Stresi dhe pagjumësia mund t'iu shqetësojnë herë pas herë, por shëndeti në tërësi do jetë goxha i mirë. Në punë do jeni përherë në qendër të vëmendjes dhe të gjithë do ju marrin mendime. Do jeni shembull për shumicën e kolegëve. Me menaxhimin e financave duhet të jeni më të kujdesshëm dhe keni për të ruajtur një gjendje të qëndrueshme.
Shigjetari
Ky muaj do fillojë shumë mirë dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi deri javën e dytë. Do jeni të motivuar dhe të vendosur për t'ia dalë në çdo fushë. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni për detajet dhe do e shtoni zjarrin e pasionit. Gjithmonë do dini të përdorni fjalët e duhura dhe partneri do ju adhurojë. Nëse jeni beqarë mund të merrni edhe një propozim serioz, por duhet të mendoheni gjatë para se të jepni fjalën përfundimtare. Do bëhet fjalë për të ardhmen tuaj kështu që mos rrezikoni. Shëndeti ka për të qenë përherë i mirë pavarësisht ndryshimit të klimës apo lodhjes që mund të kaloni. Në punë do dini të negocioni dhe të merrni atë që doni. Nuk do ju mungojnë asnjë moment idetë e mira. Në planin financiar planetët do bëhen bashkë dhe do ju sjellin fat me shumicë.
Bricjapi
Deri në datën 8 gjërat do jenë të vështira për ju, por pas ndikimit te Diellit dhe Marsit në datën 14 do jeni më të vendosur dhe më të gatshëm për të kaluar çdo sfidë. Nuk ka për t'ju munguar energjia 2 javët e fundit. Nëse jeni në një lidhje dhe gjërat me partnerin nuk po ecin si i kishit menduar, ka rrezik që këtë muaj të vini në pikëpyetje vazhdimësinë. Para se të hidhni çdo hap diskutoni njëherë qetësisht dhe merrni këshilla nga të afërmit. Nëse jeni beqarë, do ju pëlqejë dikush në pamje të parë, por për shkak të një stili tjetër të jetuari, do hezitoni të hidhni hapa. Shëndeti shumicën e kohës do jetë delikat. Nuk do keni probleme serioze, por shqetësimet e vogla nuk do mungojnë. Në punë dielli do ju ndihmojë të jeni përherë në aksion dhe ambicia nuk do ju mungojë. Bëni vetëm kujdes me ndonjë provokim që mund t'iu bëjnë shefat. Sektori financiar do kërkojë më shumë vëmendje. Mos shpenzoni me sy mbyllur sepse do keni probleme serioze.
Ujori
Gjatë këtij muaji Urani do e trondite paksa ritmin e jetës tuaj dhe qetësia nuk do jetë mbizotëruese, Jeta juaj në çift do jetë ajo që do paguajë më shtrenjtë. Nëse keni pasur probleme vërtet serioze mundohuni t'i zgjidhni sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos lini asgjë për më vonë. Në datën 9 do keni një zënkë të rënë që do vendosë distancën mes jush dhe mund të mendoni të largoheni përfundimisht. Nëse jeni beqarë nuk keni për të pasur asgjë interesante dhe do ndiheni keq. Shëndeti do jetë i mirë dy javët e para, por më pas do vijnë vështirësitë. Kujdes me virozat e stinës. Profesionalisht do jetë muaj i rëndësishëm dhe do jeni plot angazhime. Kontaktet që keni lidhur do ju ndihmojnë të arrini objektivat. Në planin financiar, por i bëtë me kujdes llogaritë nuk keni për të pasur probleme.
Peshqit
Ky do jetë një muaj i mbushur me bashkëpunim. Do jeni të gatshëm të bëni edhe lëshime vetëm që gjërat t'iu ecin gjithmonë mirë. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes me padurimin dhe ruani sa të mundeni qetësinë. Po e latë partnerin të flasë lirish e pa dorashka marrëdhënia mes jush do mbetet e kënaqshme. Do pajtoheni edhe pas disa zënka që keni pasur. Ju beqarët do keni më shumë fat pas datës 7. Ju duhet t'i bëni sytë katër sepse asnjëherë nuk i dihet kur mund të shfaqet personi ideal. Për shëndet më të mirë duhet patjetër të kujdesshëm me ushqimin dhe aktivitetin fizik. Në punë do mund të çliroheni nga tensioni i madh që keni pasur dhe do ndiheni më të gatshëm të shprehni me zë të lartë mendimet. Plutoni dhe Urani do ju mbështesin dhe do arrini majat. Financat nuk kanë për të pasur probleme serioze megjithatë për të ruajtur ekuilibrin duhet të shpenzoni përherë me kujdes dhe largpamësi. /dritare.net

















