
Dashi
Ky muaj do jetë shumë entuziast dhe plot të papritura në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Pas javës së dyte mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Ju beqarët që në fillim të muajit do realizoni takimet e ëndërruara dhe zemra do ju rrahë shumë fort. Gjithçka do realizohet si nëpër ëndrra. Shëndeti do jetë i mirë. Do jeni energjikë edhe pse keni kaluar disa festa të cilat mund t'iu kenë lodhur pak. Nëse vuani nga stomaku do jeni disi më të qetë. Në planin financiar do ndiqni një strategji strikte dhe gjendja nuk do jetë aspak problematike. Në punë do jeni më me fat pas datës 8. Do ju bëhen propozime të mahnitshme të cilat nuk duhet t'i refuzoni për asnjë lloj arsyeje. Herë pas here do habiteni edhe me zotësitë tuaja.
Demi
Ky muaj nuk do jete aspak ashtu si ju e keni pritur. Herë pas here mund të përballeni me vështirësi tejet të mëdha. Ju të dashuruarit do e filloni keq këtë periudhë. Zënkat dhe mosmarrëveshjet do bëhen që javën e parë të padurueshme. Mirë do jetë që para se të merrni vendime, të diskutoni njëherë gjerë e gjatë me partnerin. Të gjithë kanë mosmarrëveshje, por lum ata që dinë si t'i menaxhojnë dhe i zgjidhin shpejt. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Asnjë mundësi e mirë nuk do iu jepet këtë periudhë. Shëndeti fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë problem. Do jeni në formë të kënaqshme. Në planin financiar do jeni shumë të qartë për atë që duhet të bëni dhe do merrni masat e duhura. Nuk priten vështirësi. Sipas Dritare.net, në punë bëni kujdes nga disa persona që ju rrethojnë sepse do ua prishin gjithë planet.
Binjakët
Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë këtij muaji, ju sërish do ndiheni keq në disa momente. Nëse jeni në një lidhje mund të përballeni me probleme të reja dhe asgjë nuk do ju shkojë sipas planeve. Mundohuni të toleroni dhe të hapni rrugë herë pas here. Ju beqarët do keni disa takime interesante të cilat mund t'iu çojnë në një tjetër fazë. Mund të ndiheni aq mirë pranë miqve saqë nuk do e ndieni nevojën për një lidhje. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Nuk do ju mungojë aspak energjia dhe do dini si ta kaloni me lehtësi stresin. Kujdesi për veten do jetë i madh. Për financat viti do fillojë mjaft mirë. Nuk pritet asnjë vështirësi për asnjë moment. Në punë do jeni plot ide të reja. Nuk do e keni të vështirë as të bashkëpunoni me kolegët dhe do arrini ku keni dashur gjithmonë. Bravo edhe për vendosmërinë.
Gaforrja
Muaj i kënaqshëm ka për të qenë ky që do vijë. Do jeni më të logjikshëm dhe do hidhni hapat e duhura. Ju që keni një lidhje do iu karakterizojë dinamizmi. Si ju ashtu edhe partneri do jeni si një ekip i fortë që do bëni çdo gjë bashkë dhe askush nuk do mund t'iu pengojë. Po ecët gjithë kohës në këtë rrugë do arrini shpejt majën. Ju beqarët duhet të bëni atë që do ju thotë zemra dhe nuk duhet të ndikoheni aspak nga të tjerët. Shëndeti nuk do jetë i qëndrueshëm. Në disa momente do ndiheni të pafuqishëm dhe në disa të tjera do jeni në formë të shkëlqyer. Financat sado që t'i kujdesni nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme. Pranojeni ndihmën e familjareve nëse do ua ofrojnë. Në punë nuk duhet të prisni që gjërat të përmirësohen vetë, por duhet të veproni. Kolegëve mos ju besoni aspak.
Luani
Fillimi i muajit do jetë paksa i ndërlikuar sidomos në marrëdhënien me të afërmit. Për fat të mirë pas datës 10 gjithçka do fillojë të përmirësohet. Nëse jeni në një lidhje duhet të reflektoni gjerë e gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të mos gaboni. Gjithsesi në pjesën më të madhe të muajit do jetë dialogu ai që do mbizotërojë. Ju beqarët nuk duhet të refuzoni asnjë ftesë që do ju bëhet, por nga ana tjetër nuk duhet të pranojnë menjëherë të hidhni hapa. Çdo gjë duhet të ndodhe në kohën e vet. Shëndeti mund të ketë disa tronditje të vogla. Mund të ndiheni nervoze në disa momente. Financat do kenë goxha vështirësi dhe gjithçka për shkak të shpenzimeve të ekzagjeruara të kohëve të fundit. Në punë nuk do ju mungojnë idetë për të arritur atje ku doni, por nuk do keni durim dhe do përtoni të veproni.
Virgjëresha
Javën e parë të këtij muaji duhet të jeni më të kujdesshëm dhe duhet të mblidhni forcat pasi do iu jepen më tepër përgjegjësi. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni aspak probleme, përkundrazi mund të bëni dhe mund të merrni deklarata të forta dashurie. Ju beqarët do i jepni prioritet absolut miqësisë dhe do i refuzoni ftesat për takime. Do mendoheni shumë shpejt, por do jetë vonë. Gjendja shëndetësore do varet nga përkujdes që ju do keni për veten, nga mënyra e të ushqyerit dhe praktikimi apo jo i aktiviteteve fizike. Financat do jenë delikate. Mundohuni të mos e teproni me shpenzimet dhe të mendoni më tepër për të ardhmen. Në punë do jeni profesionistë dhe nuk do ju duket asgjë e vështirë për t'u arritur. Do jeni të matur dhe nuk do bëni asnjë gabim. Të gjithë do ju kenë zili.
Peshorja
Në këtë muaj të tretë të vitit, jeta juaj do pësojë goxha ndryshime. Lëreni pas të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje duhet ta dëgjoni më me kujdes tjetrin dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të veproni në kokën tuaj. Mos e prishni me dorën tuaj marrëdhënien e ngrohtë që keni krijuar. Ju beqarët do keni një muaj pozitiv dhe plot takime interesante. Papritur do filloni edhe lidhjet që keni ëndërruar. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Mund të prekeni nga viruset e stinës dhe do ndiheni të pafuqishëm. Financat do jenë të qëndrueshme 2 javët e para, por më pas, duke mos shpenzuar me maturi, gjendja do vijë duke u trazuar. Kërkoni ndihmë në rastin më të keq. Sipas Dritare.net, në punë shpesh do ju mungojë besimi tek vetja, por në fund, me pak mundim do arrini rezultatet e shumëpritura.
Akrepi
Këtë muaj do kaloni një periudhë mjaft interesante sidomos dy javët e para. Nëse jeni në një lidhje, do e kaloni shpejt rutinën dhe do planifikoni gjëra të reja me partnerin tuaj. Nuk do mungojnë as çmenduritë e vogla. Ju beqarët do lodheni paksa së kërkuari, por personi që do gjeni do jetë i mrekullueshëm dhe tejet i përshtatshëm. Me shëndetit duhet të tregoheni të kujdesshëm. Jo çdo ditë do ndiheni mirë, por me pak maturi dhe duke folur me mjekët gjithçka do rregullohet. Gjendja e financave do kërkojë më shumë vëmendje. Mos shpenzoni shuma të konsiderueshme sepse do mbeteni në gjendje të keqe. Puna do jetë e paqëndrueshme në periudhën e parë të muajit, por dalëngadalë situata do filloje të stabilizohet. Do i kuptoni gabimet dhe do hidhni hapat e duhura.
Shigjetari
Ashtu si moti as klima në jetën tuaj nuk do jetë e acartë. Për ju që keni një lidhje do mbizotërojë harmonia dhe bashkëpunimi. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin dhe nuk do merrni vendime të nxituara. Ju beqarët, herë pas here nuk do jeni në humor të mire dhe nuk do i pranoni ftesat që do iu bëhen. Pjesa e dytë e muajit do jetë gjithsesi më e mirë dhe më me fat. Shëndeti shpesh do ketë disa probleme. Mos neglizhoni asgjë sepse situata mund të përkeqësohet. Financat do jenë shumë më të qëndrueshme. Nuk pritet të keni aspak vështirësi për të kryer investimet e nevojshme. Në punë do i mahnitni të gjithë me ato që do arrini. Shumë kolege do kërkojnë të bashkëpunojnë me ju në mënyrë që të bëhen edhe më të njohur. Shefat do ju shpërblejnë me para.
Bricjapi
Nëse në fillim të muajit do ju dalin goxha probleme, mos u mërzitni sepse situata do qetësohet menjëherë pas javës së pare. Nëse keni një lidhje do jetoni në një ambient të animuar dhe të mbushur me momente të lumtura. Partneri do ju surprizojë me disa propozime dhe disa dhurata. Ju beqarët duhet t'i merrni gjërat si t'iu vijnë dhe duhet të dëgjoni zemrën tuaj. Gjithçka do ecë si e keni ëndërruar. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, kështu që për çdo shqetësim duhet të merrni masa sa më parë. Në planin financiar do jeni më të logjikshëm dhe më të kujdesshëm. Do i kryeni me kujdes shpenzimet. Në punë do jeni mjaft kreative dhe do keni ide brilante. Gjithçka do ecë ashtu si e keni ëndërruar prej kohësh dhe do ndiheni të plotësuar tërësisht.
Ujori
Ky muaj do jete shumë më i qetë se ai që kaluat. Do ndalni çdo lloj "luftimi" dhe do i përkushtoheni më tepër jetës familjare dhe asaj sentimentale. Nëse keni një lidhje do dini ta ndani kohën ndërmjet personave në krah dhe familjareve. Gjithçka do ecë si duhet. Ju beqarët do flirtoni gjatë gjithë kohës, por as vetë nuk do mendoni për gjëra serioze. Me shumë gjasë nuk do e ndryshoni dot statusin. Shëndeti do jetë më i mirë nga sa ka qenë më parë. Do keni energjinë që keni ëndërruar. Financat do jenë shumë të mira dhe nuk do e privoni veten nga asgjë. Mundohuni që mos jepni hua të mëdha. Në punë nuk do jeni luftarakë, përkundrazi do ja lini çdo gjë kohës. Për fat të mire yjet do jenë në anën tuaj dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur. Do jeni të vlerësuar për durimin.
Peshqit
Muaj i qetë dhe pa probleme pritet të vijë. Do jeni të lirë të shprehni idetë e mendimet tuaja dhe do merrni goxha vlerësime. Ju të dashuruarit do keni disa mosmarrëveshje të vogla dhe pa pasoja vetëm gjatë javës së parë. Dielli do dalë sërish pas datës 9 dhe emocionet do shtohen. Mirë do jetë që sido që të vijnë punët mos e humbisni komunikimin në çift dhe mos e lini pas dore partnerin. Për ju beqarët do jetë muaj i begatë dhe i mbushur me emocione. Shumë gjera do ndryshojnë përfundimisht. Shëndetin duhet ta keni më tepër në vëmendje sepse po filluan shqetësimet situata mund të rendohet më tepër. Financat do dini si t'i menaxhoni dhe situata ka për të mbetur gjithë kohës e mirë. Në pune vërtet do lodheni pak, por rezultatet që do arrini do iu çlodhin menjëherë. Bravo për gjithë guximin dhe këmbënguljen. /dritare.net

















