
Dashi
Pas një periudhe disi të vështirë që keni kaluar, këtë muaj do rilindë dielli dhe do jeni goxha më të qetë. Ju të dashuruarit do i jepni më tepër prioritet jetës tuaj sentimetale dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës partnerin. Do dini si ta doni atë me fjalë dhe me gjeste. Ju beqarët do bëni të pamundurën që të krijoni sa më parë një familje. Java e dyte do jetë më e favorshmja nga ta gjitha dhe mundësitë do jenë të shkëlqyera. Gjendja shëndetësore do jetë disi problematike. Mund të keni dhimbje fyti dhe do ndiheni pa fuqi. Sektori financiar do vazhdojë të mbetet delikat. Vetëm me ndihmën e specialisteve mund të arrini atje ku keni dëshiruar. Në planin profesional do ju bëhen goxha propozime kështu që shfrytëzojini sa më shumë që të mundeni.
Demi
Këtë muaj do keni ide të mira dhe do përjetoni emocione pa fund. Do i konceptoni ndryshe gjërat dhe do tregoheni më të matur. Ju që jeni në një lidhje, javën e pare do keni probleme të mëdha dhe mund të ndihen keq. Jepini fund autoritetit të tepruar nëse doni që t’iu rikthehet qetësia sa më parë. Sipas Dritare.net, ju beqarët duhet të dilni e të argëtoheni sa më shumë që të mundeni. Nëse do keni mundësi mund të përfitoni edhe nga ftesat që do ju bëhen. Shëndeti mund të ketë vetëm disa shqetësime të vogla për shkak të lodhjes në pune, megjithatë asgjë për t'u alarmuar. Në planin financiar do bëni mirë të mos nxitoheni për të kryer investime. Në punë mos ju besoni të gjitha atyre që do ju thonë disa kolegë sepse do e bëjnë çdo gjë që t'iu prishin planet. Dëgjoni vetëm mendjen tuaj dhe keni për të arritur gjithnjë e më lart.
Binjakët
Ka shume mundësi që asgjë të mos ju shkoje si e dëshironi këtë muaj. Planetët do i keni kundër dhe problemet mund të zmadhohen me kalimin e ditëve. Ju që keni një lidhje do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni në asnjë moment. Kjo mund ta acaroje partnerin, i cili gjithashtu nuk do hapë rrugë. Ju beqarët duhet të ruani sa më shumë qetësinë sepse po u nxituat do e lëndoni veten. Shëndeti do ketë probleme serioze. Do jeni nervozë gjithë kohës, mund të prekeni nga ndonjë virozë, por mund të keni edhe probleme me stomakun. Financat nuk do jenë shumë të trazuara, por çdo gjë mund të ndodhe nëse kryeni investime të pamenduara mirë. Sipas Dritare.net, në punë do ju mungojë serioziteti dhe mund t'i zhgënjeni tej mase shefat tuaj. Do ju jepni mundësinë kolegeve të tallen mjaft me ju.
Gaforrja
Do kaloni edhe ditë të vështira gjatë këtij muaj, por nuk duhet ta lëshoni veten për asnjë moment. Ju të dashuruarit duhet të jeni të matur dhe do i zgjidhin me qetësi të gjitha problemet që ju kishin dalë më herët. Për ju, me e rëndësishmja nga të gjitha është lumturia. Beqarët më mirë të mos nxitohen që të mos gabojnë. Shëndeti do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Nuk do keni shqetësime aspak dhe madje mund të jeni edhe më energjikë se më parë. Në planin financiar do gjendeni përballë problemeve goxha të mëdha dhe vetëm familjarët do mund t’iu japin një zgjidhje. Në punë do jeni gati të bëni çdo lloj çmendurie vetëm për të arritur atje ku keni dëshiruar. Rruga do jetë disi e vështirë, por në fund keni për t'ia dalë mbanë. Do ndiheni krenarë dhe do keni më shumë besim se kurrë tek vetja.
Luani
Këtë muaj nuk do pendoheni për asgjë që do bëni në çdo fushë. Do jeni më të organizuar dhe do i mendoni mirë gjërat para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje duhet t'i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah sepse në të kundërt gjërat mund të ftohen. Ju beqarët nuk do keni një periudhë të favorshme dhe nuk do përfitoni nga mundësitë që do iu jepen. Shëndeti do jetë goxha më i mirë. Nuk do keni më as shqetësimet e dikurshme. Alergjitë do vijnë duke u stabilizuar. Gjendja e financave do jetë shumë herë më e mirë se më parë. Do kryeni të gjitha investimet e pretenduara. Në punë duhet të kërkoni gjithmonë e më shumë nga vetja nëse doni të arrini lart e më lart. Në fakt i keni të gjitha mundësitë. Ndonjë ditë mund t’iu bëhen edhe propozime interesante.
Virgjëresha
Ky nuk do jetë as muaj shumë pozitiv dhe as shumë negativ. Për shumë gjëra do bini në kompromis me ata që ju rrethojnë dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë disi e ndërlikuar gjate javës së parë dhe në disa momente mund të ndiheni edhe keq. Mundohuni sa më shumë të kaloni kohë me atë që keni në krah dhe të mos e lini asnjë moment pas dore. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni sepse mund të hidhni hapa të gabuara të cilat do ju dëmtojnë të ardhmen. Për shëndet më të mirë duhet ta dëgjoni pak më tepër trupin tuaj dhe nuk duhet ta teproni kurrsesi me lodhjen. Financat do jenë më interesante javët e para, ndërkohë që pas datës 18 gjendja do vijë duke u përkeqësuar. Merrni masa sa më parë. Në punë do iu jepen mundësi të shkëlqyera për të arritur majat në gjithçka. Priten vetëm gjëra pozitive.
Peshorja
Klima yjore do jetë disi e tendosur këtë muaj dhe herë pas here mund të lindin edhe mosmarrëveshje me ata që ju rrethojnë. Nëse jeni në një lidhje do e vlerësoni edhe më tepër partnerin tuaj dhe do ja shprehni ndjenjat pafund. Mes ju të dyve çdo gjë ka për të ecur për mrekulli. Dy javët e fundit do jenë më të jashtëzakonshme. Ju beqarët do keni një periudhë disi të ndërlikuar sidomos javën e parë, kur do merrni refuzime nga ata që do iu joshin. Pas datës 20 mund t'iu jepet mundësia për ndonjë aventurë kalimtare, por interesante. Gjendja shëndetësore do mbetet goxha e mirë. Nuk do ndieni më as dhimbjet e shpinës dhe nuk do keni as problemet me barkun. Financat do i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ju dalin vështirësi. Në punë çdo gjë ka për t'iu ecur ashtu si keni dashur gjithmonë. Në bashkëpunim edhe me koleget do arrini majat.
Akrepi
Ky muaj ka për të qene shumë më i mirë për ju. Gjithçka do sqarohet edhe me të afërmit dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni në një lidhje, do i jepni vendin që meriton partnerit dhe do e mbani më pranë vetes atë. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Në vend që jeta të bëhet më e bukur ka për të qenë më e trishtë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, megjithatë nuk do jetë dhe aq i qetë. Mundohuni që për çdo lloj shqetësimi të këshilloheni me mjekët dhe të merrni kurat e duhura. Sipas Dritare.net, financat do mbeten ende delikate nëse nuk merrni masa strikte. Borxhe nuk duhet të jepni për asnjë lloj arsyeje. Në punë do filloni projekte afatgjata dhe falë disa strategjive që do përdorni keni për të arritur më shpejt atje ku keni dashur.
Shigjetari
Gjate këtij muaji do jeni përgjithësisht të qetë dhe të kuptueshëm. Do i merrni parasysh kritikat që do bëni dhe do i zbatoni këshillat tuaja. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale ka për të qenë shumë e begatë. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin dhe në çdo moment do mundoheni t'ia plotësoni dëshirat njëri-tjetrit. Ju beqarët do joshni, do flirtoni dhe do guxoni edhe të filloni lidhje me disa persona që pëlqeni. Shëndeti herë pas here mund të ketë edhe disa shqetësime të vogla. Mundohuni të visheni holle, të mos e teproni me ushqimin dhe të bëni kontrolle tek dentisti. Financat nuk do jenë të këqija, kështu që mund të guxoni të bëni edhe ndonjë investim afatgjatë. Në punë do jeni ambiciozë dhe nuk do ndaleni përpara asnjë lloj sfide. Priten vetëm arritje dhe të mira sidomos nëse punoni në kompani private.
Bricjapi
Këtë muaj do keni dëshirë të bëni gjëra të reja dhe të argëtoheni sa më shumë. Nëse jeni në një marrëdhënie, partneri do ju mbajë në pëllëmbe të dorës dhe do pranojë t'ua plotësojë një e nga një të gjitha dëshirat. Të dy do fantazoni dhe do përjetoni kënaqësi të reja. Kini parasysh që java e fundit do jetë plot me surpriza. Ju beqarët gjithashtu do keni një muaj të mbushur me takime të rëndësishme. Shfrytëzojini sa të mundni sepse ato do ua ndryshojnë të ardhmen. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë, por nuk do mungojnë as momentet e dobësisë. Kujdesuni më tepër për veten. Për financat do jetë koha e duhur për të riorganizuar gjithçka. Me diplomaci dhe maturi mund ta ndryshoni për mirë situatën. Në punë mbrojini deri në fund idetë dhe keni për të dalë të fituar.
Ujori
Nëse nuk doni të keni probleme gjatë këtij muaji, nuk duhet kurrsesi të tregoheni të pamatur dhe të nxituar. Nëse keni një lidhje mirë është të shtoni dozat e fantazisë dhe të imagjinatës në mënyrë që të ruani gjithë kohës harmoninë. Nëse lejoni që rutina të bëhet pjesë e jetës suaj, shumë shpejt do vijnë edhe problemet. Ju beqarët do jeni më pozitivë se një muaj më pare dhe nuk do i refuzoni ftesat që do iu bëhen. Atëherë kur nuk do e prisni mund t’iu ndodhin edhe gjërat më të bukura. Pas datës 12 gjithçka ka për të qenë më ndryshe. Shëndetin do arrini ta mbani gjithë kohës nën kujdes dhe nuk keni për të pasur as shqetësimin më të vogël në këtë sektor. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe do bëni të pamundurën që ta përmirësoni buxhetin. Në punë do arrini majat edhe falë ndihmës së kolegëve.
Peshqit
Ky ka për të qenë një muaj mjaft pozitiv për ju. Do i arrini që të gjitha qëllimet që do i vini vetes dhe do ndiheni mjaft të qetë. Për ju çiftet mund të ketë fillimisht disa ditë të tensionuara, por gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa mund ta kishit menduar. Partneri do hedhë pas krahëve çdo gjë dhe do iu bëjë të ndiheni për mrekulli. Për ju beqarët, ky nuk do jetë një muaj shumë i favorshëm për takime, kështu që ju duhet ende të bëni durim. Për të mos u mërzitur më mirë ta shfrytëzoni kohën duke e kaluar me miqtë. Shëndeti ka për të qenë disa herë më i mirë nga më parë dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Nuk do keni më as dhimbje kockash apo muskujsh. Financat do përkeqësohen tej mase nëse vazhdoni të shpenzoni si më parë. Vërini vetes fre sa më parë. Në punë do i arrini më shpejt objektivat nëse punoni në grup. /dritare.net

















