
Dashi
Gjatë këtij muaji do kërkoni harmoninë në çdo mjedis dhe do bëni të pamundurën që t'ia dilni mbanë. Nëse keni një lidhje do kaloni një periudhe më të begatë se më parë. Partneri do jetë në humor në pjesën më të madhe të kohës dhe emocionet do jenë të fuqishme. Ju beqarët do realizoni disa takime mbresëlënëse. Njihuni sa më mirë me ata persona para se të vendosni çfarë do bëni. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer. Në asnjë moment nuk do keni shqetësime apo probleme. Për financat duhet të bëni më tepër kujdes. Situata nuk do jetë e shkëlqyer prandaj çdo shpenzim duhet kryer me maturi. Bëni si të bëni sa të kaloje gjendja delikate. Në punë do jeni plot me angazhime dhe do qëndroni edhe me orare të zgjatura. Fatmirësisht shpërblimet do jenë të majme.
Demi
Çdo gjë ka për të ecur mire këtë muaj. Nëse jeni në një lidhje do merreni vesh për çdo gjë dhe do kaloni më tepër kohe me njëri-tjetrin. Priten momente mjaft romantike dhe plot pasion këtë periudhë, gjithashtu edhe surpriza të bukura. Sipas Dritare.net, ju beqarët do kërkoni gjëra të pamundura dhe ka rrezik që dëshirat të mos ju plotësohen menjëherë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë shumë e mirë sepse nuk do kujdeseni sa duhet për veten. Kujdes me gjumin dhe me ushqimin. Mos harroni as të praktikoni ndonjë lloj sporti. Financat nuk do jenë te këqija, megjithatë yjet rekomandojnë të mos bëni shpenzime ekstravagante. Në pune probleme do ketë goxha, por me durim dhe përkujdes situata mund të ndryshojë më shpejt nga sa mund ta mendoni.
Binjakët
Edhe pse jo çdo ditë do jetë e lehtë, ju do bëni të pamundurën që të ruani një klimë sa më të ngrohtë këtë muaj. Nëse jeni ne një lidhje, java e pare do jetë delikate. Partneri do ju kritikojë se e keni lënë pas dore. Kërkoni falje dhe mundohuni t'i ndreqni gabimet sa më parë. Nëse jeni beqarë do realizoni një takim të bukur nga mesi i muajit. Për këtë person keni ëndërror gjatë gjithë kësaj kohe. Shëndeti herë do jetë mirë dhe herë jo dhe aq. Pesimizmi do ju pushtojë në disa momente dhe do ndiheni pa fuqi. Bëni ushtrime për relaks dhe qetësi sepse do ju ndihmojnë goxha. Gjendja e financave do jetë në dorën tuaj. Po bëtë çmenduri do keni edhe vështirësi të mëdha. Në punë duhet të negocioni me koleget në mënyrë që të arrini më parë atje ku dëshironi. Ata do ju ndihmojnë pa interes.
Gaforrja
Ky muaj nuk do jetë perfekt, por për fat të gjithë do ju ndihmojnë. Nëse keni një lidhje në fillimi të muajit do ndiheni pak të vetmuar, por pjesën tjetër do jeni të rrethuar nga dashuria. Edhe miqtë dhe familja do ju gjenden pranë. Nëse jeni beqarë, në datën 7 mund t’iu ndodhë një dashuri me shikim të parë ose një takim i pazakontë të cilin do e shijoni deri në fund. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Për sa iu përket financave ka mundësi të kryeni shumë shpenzime për shtëpinë dhe ato do të ulen pak. Gjithsesi dy javët e fundit një shumë e madhe parash do ju “bjerë nga qielli”. Në punë, java e parë e këtij muaji nuk do jetë shumë e mirë sepse nuk do arrini dot ato që doni. Javët në vijim çdo gjë do rregullohet. Kujdes duhet të bëni në datën 25.
Luani
Për ju ky muaj do jetë i qetë. Nëse keni një lidhje duhet të bëni kujdes me xhelozinë e tepruar dhe me dyshimet. Në fund të muajit mund të keni disa konflikte të vogla, por që do kalojnë sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni beqarë do keni takime të rëndësishme dhe do përjetoni momente shumë të lumtura. Për shëndet edhe më të mirë flini pak më tepër dhe çlodhuni. Financat tre javët e para mund të shtohen goxha. Javën e fundit duhet të bëni pak më tepër kujdes. Në punë mundohuni të bëni çdo gjë në ekip. Komunikoni sa më shumë me kolegët dhe veproni pasi t’i mendoni me kujdes gjërat. Pranojeni edhe ndihmën e miqve.
Virgjëresha
Muaj i paqëndrueshëm ka për të qenë ky për ju. Nëse keni një lidhje java e parë nuk do jetë shumë e mirë. Do keni shumë pyetje dhe nuk do gjeni dot përgjigjet e duhura. Javët e fundit gjërat do vijnë duke u përmirësuar dhe ju do jeni më të qetë. Shëndeti do jetë përgjithësisht i kënaqshëm megjithatë për t’u ndier më perfektë çlodhuni herë pas here dhe mos abuzoni me alkoolin. Financat do të shtohen, por kjo nuk do të thotë që duhet t’i shpenzoni të gjitha. Tek puna nuk do e keni shumë mendjen sidomos javët e para. Gjithsesi nga mesi i muajit mund t’iu bëhet një propozim interesant që do ndryshojë gjithçka. Nëse punoni në fushën e komunikimit dhe tregtisë do jeni më të privilegjuar.
Peshorja
Ndryshe nga një muaj më parë, këtë muaj do keni më shumë kohë për t'ia kushtuar vetes dhe atyre që doni. Jeta juaj në çift do jete e shkëlqyer sidomos pas datës 10. Do ndryshoni sjellje dhe do jeni të kujdesshëm për gjithçka. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve. Ju beqarët do keni një periudhe të favorshme të cilën duhet ta shfrytëzoni sa të mundeni. Përfitoni nga ftesat sepse dikush mund të jetë personi që po kërkoni. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si keni dashur, megjithatë probleme serioze nuk do keni. Mbrohuni nga i ftohti dhe mos abuzoni me ushqimin. Financat do mbeten të qëndrueshme gjithë kohën. Do mendoni edhe për të ardhmen. Në puna do ju mungojë vendosmëria dhe këmbëngulja dhe nuk do arrini majën e suksesit. Gjithsesi nuk duhet të ankoheni.
Akrepi
Muaj i turbullt ky për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do keni herë pas here vështirësi në jetën tuaj dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë të ndalur. Tregohuni më të arsyeshëm dhe hapni rrugë. Nëse jeni beqarë do argëtoheni pafund me disa persona që do njihni dhe do pranoni të filloni lidhje me ta. Çdo gjë ka për të qenë më e bukur. Shëndeti fatkeqësisht nuk do jetë ashtu si e keni pritur. Mund të keni dhimbje fyti, dhimbje koke dhe do ndiheni pa fuqi. Merrni masa dhe konsumoni ushqimet e duhura. Në planin financiar do bëni të pamundurën për ta mbajtur gjendjen të qëndrueshme, por nuk do ja dilni dot. Në punë kërkoni ndihmë nga kolegët dhe kohë nga shefat nëse gjerat nuk ju ecin si keni dashur. Të gjithë janë gjendur në të tilla situata dhe do iu mbështesin fort.
Shigjetari
Ky nuk do jete një muaj shumë i mirë për ju. Herë pas here do keni probleme, debate dhe do ndiheni keq. Jeta juaj në çift do jetë goxha e trazuar. Nuk do arrini të merreni vesh me partnerin dhe nuk do doni që gjerat të bëhen si thotë ai. Kujdes sepse po këmbëngulet shumë gjërat mund të marrin tatëpjetën. Ju beqarët do realizoni takime mbresëlënëse të cilat do ua ndryshojnë jetën. Shëndeti nuk do jetë i keq, përveç ndonjë aksidenti të vogël që mund të ndodhë nga nxitimi i tepërt. Për sa iu përket financave duhet thënë se do i mbani gjithë kohës të stabilizuara dhe do shpenzoni me kujdes. Disa persona do ua shlyejnë edhe borxhet që ju kane marre. Në punë do dini si të veproni në çdo situatë dhe çdo gjë ka për t'iu shkuar si keni dashur. Do merrni vlerësime dhe shpërblime goxha të majme.
Bricjapi
Ky muaj do jetë shumë aktiv për ju. Nëse keni mundësi qëndroni më shumë kohë pranë familjes suaj sepse do ndiheni më mirë. Nëse jeni në një lidhje do mendoni për një fëmijë. Nëse jeni beqarë do tërhiqeni nga moshat shumë më të mëdha se ju. Nëse është kjo ajo që doni, pse të mos vazhdoni. Shëndeti nuk do ketë probleme. Do keni shumë energji dhe nuk do ndjeheni aspak të lodhur. Për sa i përket buxhetit, do e menaxhoni shumë mirë dhe nuk do shpenzoni shumë. Pas datës 16 mund të ndodhë edhe diçka e bukur. Nëse doni të merrni një kredi, mos e bëni këtë muaj. Në punë do keni goxha ngarkesë. Organizohuni më mirë në mënyre që ta keni më të thjeshtë çdo gjë. Në fund të muajit do jeni pak më të lirë.
Ujori
Dashuria do jetë ajo që do shkëlqejë këtë muaj. Nëse jeni në çift, do gjeni mënyrat e duhura për të dalë nga rutina dhe do kaloni një muaj mjalti të dytë. Nuk do ju mungojë aspak sensualiteti. Nëse jeni beqarë do mundoheni shumë për të krijuar një lidhje dhe do ja dilni mbanë. Për shëndetin nuk do keni për se të shqetësoheni. Paratë nuk do jene një problem. Do dilni më tepër për t’u argëtuar dhe do shpenzoni pa iu ardhur keq. Që nga data 23 do ju lindin edhe ide të reja për të fituar më shumë. Planetët premtojnë shumë në jetën profesionale. Do jeni mjaft të organizuar dhe do vlerësoheni nga koleget e nga shefat. Përfitoni nga kjo për të kërkuar rritje rroge.
Peshqit
Gjatë këtij muaji do jeni shumë të organizuar dhe të gjithë do e kenë më të lehtë të komunikojnë me ju. Nëse keni një lidhje, partneri nuk do e ketë të lehtë t’ua plotësojë dëshirat. Do jeni pafund kërkues dhe ndonjëherë edhe kritikë. Fatmirësisht ai do bëjë një sy shurdh dhe do ua bëjë qejfin. Nëse jeni beqarë, mund të nisni një histori dashurie që në fillim të muajit. Gjendja shëndetësore nuk do kalojë peripeci. Me shpenzimet nuk duhet ta teproni sepse përndryshe do mbeteni me gisht në gojë. Jeta profesionale ka për të shkuar më mirë nga sa mund ta kishit imagjinuar. Çdo qëllim që do i vini vetes do e arrini pa u lodhur shumë. /dritare.net

















