Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i seksit për shtatorin!

Horoskopi i seksit për shtatorin!

Shtatori do të jetë një muaj shumë interesant sa i përket aspektit sentimental, për të gjithë shenjat e Zodiakut. Venusi, për dhjetë ditët e para të muajit, do të krijojë dashuri të mëdha për shenjen e Peshores. Pastaj do të kalojë në Akrep dhe do të krijojë situata më të paqarta dhe të ndërlikuara. Marsi, nga ana tjetër, do të fillojë muajin në Shenjën e Virgjëreshës dhe më 15 do të zhvendoset te Peshorja: shumë njerëz, nga frika se mos zhgënjehen, do të preferojnë të presin që dikush të bëjë lëvizjen e parë. Shenjë për shenjë, le të zbulojmë se çfarë kanë rezervuar yjet për shtatorin. Le të frymëzohemi nga Horoskopi!

Dashi- Shtatori do të jetë një muaj i vështirë për ju. Afërdita në Peshore do t’ju ​​vendosë nën presion në pjesën e parë të muajit me kërkesat e vazhdueshme të të dashurit/res. Sidoqoftë, nga data 15 e muajit, do të jetë Marsi që do t'ju bëjë nervozë.

Demi- Marsi tek Virgjëresha do të jetë aleati juaj më i mirë në gjysmën e parë të muajit dhe do t’ju ​​bëjë një të dashur pasionant dhe të vendosur. Bëhuni gati të kaloni mbrëmje të nxehta me partnerin/ren. Venusi në Akrep, nga ana tjetër, do t’jua ​​vështirësojë pak situatën dhe do të ishte më mirë nëse nuk do të përzienit seksin dhe dashurinë bashku.

Binjakët- Marsi tek Virgjëresha do t’ju ​​hutojë pak në gjysmën e parë të muajit dhe do ta bëjë jetën tuaj erotike shumë të pakënaqshme. Pjesa e dytë e muajit do të jetë më emocionuese dhe do të keni mundësinë të përjetoni diçka të re me partnerin/ren tuaj.

Gaforrja- Venusi dhe më pas Marsi do të sjellin tensione të mëdha në jetën sentimentale dhe seksuale. Do të ketë vetëm pesë ditë, 10 deri në 15 shtator, në të cilat mund të plotësoni disa dëshira të vogla. Problemet familjare do të shfaqen dhe dëshira juaj do të mungojë pothuajse tërësisht, veçanërisht nëse kaloni shumë kohë në ambiente të mbyllura.

Luani- Për ju, historitë seksuale janë më emocionuese kur nuk ka përfshirje sentimentale. Venusi mund t'ju pëlqejë në këtë kuptim në dhjetë ditët e para të muajit. Pastaj do të zhvendoset tek Akrepi dhe do t'ju vendosë para ankesave të vazhdueshme të të dashurit/res që do të donte t'ju shihte më shpesh ose të kishte një histori më serioze me ju.

Virgjëresha- Në gjithë gjysmën e parë të muajit dhe do të ndiheni të palodhur nën çarçafë. Nëse doni të përjetoni diçka të re me partnerin tuaj, gjithçka që duhet të bëni është ta pyesni atë. Ai do të jetë shumë i lumtur që do të jetë në gjendje të plotësojë çdo dëshirë tuaj.

Peshorja- Shtatori do të jetë padyshim muaji juaj me fat sa i përket sferës së erosit. Do të mbështeteni së pari nga Venusi dhe më pas nga Marsi. Shtatori do të jetë magjik, pasionant dhe i paharrueshëm.

Akrepi- Pas datës 10 marrëdhënia me partnerin/ren, do të jetë më emocionuese, edhe nga pikëpamja emocionale. Sidoqoftë do t’ju duhet edhe pak kohë, para se të arrini një nivel të caktuar të intimitetit bashkë. Jini të durueshëm dhe shijoni çdo moment për ta bërë atë unik, magjik dhe të paharrueshëm.

Shigjetari- Një mik i dashur i juaji këtë muaj mund t’ju ​​lejojë të kuptoni se dëshiron të bëjë dashuri me ju. Çfarë prisni? Së pari Venusi dhe më pas Marsi do t'i bëjnë situatat e këtij lloji veçanërisht intriguese. Problemet mund të shfaqen vetëm nëse njëri prej jush është tashmë i zënë. Në atë rast, duhet shumë kujdes.

Bricjapi- Angazhimet dhe shqetësimet e punës këtë muaj do t’ju ​​tërheqin nga çdo formë kënaqësie dhe seksi definitivisht nuk do të jetë një nga prioritetet tuaja. Ky nuk është muaji më i mirë për ju.

Ujori- Shtatori do të jetë një muaj me ulje -ngritje kur është fjala për seksin. Venusi deri në datën 10 do t'ju bëjë të lumtur, por gjërat do të ndryshojnë pasi ai të kalojë në Akrep. Megjithatë do të jetë një muaj i kënaqshëm.

Peshqit- Ky muaj do të jetë fantastik për shenjën tuaj. Pasion dhe dashuri, ndaj ju mbetet vetëm të argëtoheni./L.F-dritare.net