Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Akrepit për muajin shtator 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i Akrepit për muajin shtator 2024 nga Christine Haas

Ky do jetë një muaj i mbushur me bashkëpunim. Do jeni të gatshëm të bëni edhe lëshime vetëm që gjërat t'iu ecin gjithmonë mirë. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes me padurimin dhe ruani sa të mundeni qetësinë. Po e latë partnerin të flasë lirish e pa dorashka marrëdhënia mes jush do mbetet e kënaqshme. Do pajtoheni edhe pas disa zënka që keni pasur. Ju beqarët do keni më shumë fat pas datës 12. Duhet t'i bëni sytë katër sepse asnjëherë nuk i dihet kur mund të shfaqet personi ideal. Për shëndet më të mirë duhet patjetër të kujdeseni me ushqimin dhe të bëni aktivitetin fizik. Në punë do mund të çliroheni nga tensioni i madh që keni pasur dhe do ndiheni më të gatshëm të shprehni me zë të lartë mendimet. Plutoni dhe Urani do ju mbështesin dhe do arrini majat. Financat nuk kanë për të pasur probleme serioze megjithatë për të ruajtur ekuilibrin duhet të shpenzoni përherë me kujdes dhe largpamësi. /dritare.net