Na ndiqni edhe në

Moti

Viojnë masat e nxehta afrikane. Ja cilat do të jenë temperaturat për ditën e sotme!

Viojnë masat e nxehta afrikane. Ja cilat do të jenë temperaturat

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore nga veriu i Afrikës do të vijojnë të kushtëzojnë
kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë republikën e shqipërisë.
Parashikohet që pasditja të lër me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por
vranësira të lehta shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por ulen lehtë
vlerat e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga 18°C deri në 41°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40-45 km/h, nga drejtimi
Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Kthjellimet mbizotërojnë në të gjithë kosovën deri në mesditë kur vranësirat
shtohen në territor, ndërsa shira afatshkurtër dhe të izoluar priten në zonat
lindore dhe juglindore. Por orët e vona të pasdites përmirësojnë dukshëm
kuuke u luhatur nga 18°C deri në 37°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë
nga drejtimi Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Moti mbetet me kthjellime në zonat perëndimore por vranësira kalimtare do
ketë në zonat lindore të MV gjatë paradites. Por pasditja sjellë zhvillim të
vranësirave lokale në zonat veriore duke gjeneruar shira afatshkurtër dhe të
izoluar. POR sërisht mbrëmja ri-kthen kthjellimet në të gjithë MV./M.T/dritare.net