Na ndiqni edhe në

Moti

Vijon ndikimi i masave të nxehta. Ja si do të jenë temperaturat sot!

Vijon ndikimi i masave të nxehta. Ja si do të jenë temperaturat

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i masave ajrore të nxehta mbi vendin tonë,
duke diktuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.
Parashikohet që këto keshte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse
pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat malore.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale por dhe maksimale duke
luhatur vlerat ditore nga 14°C mëngjesi deri në 39°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor
ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.


Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet kryesisht me kthjellime dhe vranësira
të lehta gjatë paradites, por pasditja sjellë zhvendosje të vranësirave drejt
zonve lindore duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në të gjithë vendin.
Parashikohet që edhe nata të mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u
luhatur nga 17 °C në 36°C. Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi Jugperëndimor.


Maqedonia e Veriut

Deri pasdite moti në MV paraqitet me kthjellime, por më pas vranësirat shfaqen
në zonat perëndimore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin por pa mundur të
sjellin shira. Edhe nata vijon në të njëtat kushte atmosferike./M.T/dritare.net