Na ndiqni edhe në

Moti

Vijon i nxehti afrikan në vend. Ja si do të jenë temperaturat!

Vijon i nxehti afrikan në vend. Ja si do të jenë temperaturat!

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: I nxehti afrikan që ka përfshirë prej ditësh rajonin e ballkanit
do të diktojë edhe në Republikën e Shqipërisë mot të kthjellët por të nxehtë.
Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës në vendin tonë edhe pse
mbrëmja sjellë kalime vranësirash në zonat Verilindore dhe Juglindore, sërisht
nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur
ekstremumet ditore nga 13°C deri në 37°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40-45 km/h, nga drejtimi
Jugor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.


Kosova

Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin. Por mesdita dhe kryesisht orët e
vona të pasdites sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta
vranësirat do jenë në zonat Veriore dhe Lindore duke rrezikuar ndonjë shi të
pakët. Temperaturat e ajërit rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur
nga 14°C deri në 34°C. Era do të fryjë mesatare nga drejtimi Jugperëndimor.


Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të mbetet me kthjellime në zonat perëndimore por
vranësira kalimtare do ketë në zonat lindore të MV. POR pjesa e dytë e ditës
sjellë zhvillim të vranësirave lokale duke gjeneruar shira afatshkurtër dhe të
izoluar./M.T/dritare.net