Vendi pushtohet nga shiu dhe bora/ Ja kur do të përmirësohet moti!
Dritare.net
Fundjavën që lamë pas na shoqëroi moti i paqëndrueshme. Reshje shiu dhe dëborë pati në të gjithë territorin. Edhe java e re nisi me reshje shiu. Në një intervistë të shkurtër edicionin lajmeve në DritareTV sinoptikani i Meteoalb, Hakil Osmani bëri një parashikim të motit për ditët në vijim.
“Pritet që orët në vijim të sjellin një përmirësim të kushteve të motit. Nga mesdita e së martës dhe në vazhdim pritet të ketë mot të kthjellët dhe prezencë të pakta të vranësirave. Por do të ulen ndjeshëm temperaturat në vlerat minimale, duke arritur në -5 gradë celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet gjatë javës pritet të luhaten në vlerat 10-11-gradë celsius. Fundjava pritet të sjellë rritje të temperaturave duke arritur deri në 17-18 gradë celsius. Muaji mars pritet të mbyllet me mot të qëndrueshëm. Pothuajse në të gjithë territorit do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe pak vranësira.”,- tha Osmani./K.C/dritare.net