Temperaturat në kulm/ Ja si do të jetë moti javës që vjen!
Dritare.net
Java që presim përpara na ka rezervuar më në fund mot vetëm me diell si dhe temperatura vere për adhuruesit e plazhit dhe për ata të cilat kanë filluar tashmë pushimet.
Në këtë mënyrë moti nga e hëna në të premte do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të tëra me diell. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në formë pikash. E vetmja gjë që mbetet për tu theksuar është se dita e hënë dhe ajo e martë do të kenë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrin deri në 15-20m-s. Po kështu edhe dita e premte do të ketë të njëjtën karakteristikë sa i përket elementit të erës, ndërsa për ditët e tjera era do të fryjë kryesisht e qetë.
Temperaturat do të pësojnë rritje gjatë javës, nga 12 vlera minimale të hënën, në 37 vlera maksimale të premten!/K.C/dritare.net