
Temperaturat në 42 gradë celsius/ Si do të jetë moti nesër dhe pasnesër!
Dritare.net
Vendi ynë do të vijojë të jetë i mbërthyer nga masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Në këtë mënyrë si për ditën e nesërme, ashtu dhe për premten moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.
Në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara; ndryshe nga dita e premte ku këto vranësira parashikohen të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtër.
Gjithashtu temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta. Në disa zona, në orët e matjeve të temperaturave maksimale ato mund të arrijnë deri në vlera nga 41 deri në 42 gradë celsius!!! Të larta do të mbeten gjithashtu temperaturat minimale ku në disa zona termometri mund të mos zbresë nga vlerat 25 apo dhe 27 gradë celsius./K.C/dritare.net

















