Na ndiqni edhe në

Moti

Temperaturat deri në 43 gradë celsius, ja si do të jetë moti sot në vendin tonë!

Temperaturat deri në 43 gradë celsius, ja si do të jetë moti

Vendi po përjeton motin e ndikuar nga vala e të nxehtit afrikan e cila përveç temperaturave të larta ka sjellë dhe grimca pluhuri e rëre në lartësi.

I njëjti ndikim do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme ku temperaturat parashikohen të regjistrojnë vlera 19 deri 37°C në zonat malore, 22 deri 42-43°C në zonat e ulëta dhe 25 deri 39°C në bregdet. Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe shoqërohet nga valëzim i ulët në dete.

Valët e të nxehtit janë të pranueshme gjatë stinës së verës në gadishullin e Ballkanit. Temperatura të tilla janë shënuar edhe gjatë viteve të shkuara duke na sjellë në vëmendje që ndodhemi gjeografikisht më pranë ekuatorit sesa rrethit arktik./K.C/dritare.net