
Temperaturat deri në 34 gradë dhe ere e fortë./ Ja moti sot!
E Premte 15 Maj 2020, 07:07
Dritare.net

Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira shtresore në bregdet e zonat e ulëta. Në lindje të vendit do të ketë më tepër kthjellime.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në orët e mëngjesit do të ketë prani grimcash pluhuri dhe rëre kryesisht në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit. Në orët e mëngjesit në ekstremin verior dhe lindor pika shiu.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare dhe përgjatë vijës bregdetare e vrullshme. Era humb forcën e saj prej pasdites.
Temperaturat do të luhasin nga 15 gradë celsius deri në 34 gradë celsius./E.B-dritare.net

















