
Vendi sot do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore. Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 14°C në relievet malore deri në 20°C në ato bregdetare dhe të ulta. Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje e lehtë me vlera nga 27°C në relievet malore deri në 34°C në ato të ulëta./L.F-dritare.net

















