Na ndiqni edhe në

Moti

Stuhi dhe rrufe/ Si parashikohet moti për javën që vjen!

Stuhi dhe rrufe/ Si parashikohet moti për javën që vjen!

Edhe pse u duk se verës i erdhi fundi, rrymat jugore me lagështirë sollën rritje të temperaturave dhe ndjenjën e zagushisë gjatë këtij mëngjesi.
Kështu parashikohet të nisë dhe java e ardhshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak mot i paqëndrueshëm e pret vendin. Reshjet e shiut ditën e hënë do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim. Në mbrëmje vranësirat në shtim do t’i paraprijnë reshjeve në të gjithë vendin ditën e martë. Nuk do të mungojnë rrebeshet me rrufe gjatë paradites. Prej mesditës së të martës reshjet do të ndërpriten, për t'u rikthyer përsëri mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes. Të premten përgjithësisht do të mbizotërojë moti i kthjellët.
Kjo situatë do të pasohet nga erë jugore hera-herës e vrullshme në bregdet./K.C/dritare.net

Stuhi dhe rrufe/ Si parashikohet moti për javën që vjen!