Na ndiqni edhe në

Moti

Stuhi breshëri/ Ja parashikimi i motit për sot!

Stuhi breshëri/ Ja parashikimi i motit për sot!

Moti në Dritare.net mundësohet nga MetoAlb

Shqipëria

Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në vendin tonë, të cilat do të kushtëzojnë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë paradites dhe mbrëmjes por rrebeshe shiu do ketë pas mesditë dhe gjatë orëve të pasdites. Në zona të izoluara do ketë ministuhi breshëri dhe forcim të parametrit të erës. Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 13°C në zonat malore deri në 33°C në zonat e ulëta. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Paraditja dhe mbrëmja do të paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme. Por pas mesditës sërish vranësirat pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të përkohshëm në republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 13°C deri në 29°C. Era do të fryjë e mesatare nga drejtimi Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë prej ditësh rajonin e Ballkanit do të diktojnë edhe në territorin e MV vranësira, të cilat herë pas here sjellin rrebeshe afatshkurtër shiu. Mbrëmja dhe nata përmirësojnë kushtet atmosferike./L.F-dritare.net