Na ndiqni edhe në

Moti

Sinoptikani grek: Këtë fundjavë cikloni i fuqishëm godet edhe Shqipërinë, përgatituni!

Sinoptikani grek: Këtë fundjavë cikloni i fuqishëm godet

Në fundjavë, Greqia u godit nga një ciklon i fuqishëm që shkaktoi edhe viktima. Ndërkohë sinoptikani grek, Klearhos Marousakis është shprehur se ky ciklon do të rikthehet sërish në ditët e ardhshme, por këtë herë nga ai rrezikohet edhe Shqipëria, kryesisht jugu dhe disa zona veriperëndimore si Lezha dhe Shkodra. Sinoptikani ka treguar hartën e zonave të rrezikuara nga cikloni që do të godasë këtë të shtunë Greqinë dhe një pjesë të Shqipërisë.

Sinoptikani grek: Këtë fundjavë cikloni i fuqishëm godet

Rritja e rrezikut të përmbytjeve paraqitet nga ishujt Jon, në zonën e Epirit dhe Peloponezi perëndimor, por edhe Maqedonia Lindore, Traka dhe ndoshta Egjeu verilindor. Ndërkohë, Marousakis bën thirrje që të merren masa përgatitore për të përballuar situatën.

Sinoptikani grek: Këtë fundjavë cikloni i fuqishëm godet

“Eksperienca ka treguar se paralajmërimet e minutës së fundit nuk janë të mjaftueshme për të organizuar qytetarët dhe autoritetet shtetërore. Kjo është arsyeja pse ne kemi kohë ne sigurohemi që secili nga ana e tij të bëjë atë që duhet.”- thotë sinoptikani grek./K.C/dritare.net

Sinoptikani grek: Këtë fundjavë cikloni i fuqishëm godet