Ditën e sotme vendi do te mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare gjatë paradites,. ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta shiu në zonat lindore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C temperatura më e ulët deri në 31°C vlera maksimale në rang territori./K.C/dritare.net