
Dita e hënë pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me prezencë të theksuar të diellit gjatë gjithë ditës me temperatura mbi 40 grade celcius.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor në verilindje, me një shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të intensifikohet përkohësisht, duke arritur shpejtësi deri në 8–12 m/s.
Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët të forcës 1–2 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitetet detare./K.C/dritare.net

















