Për shkak të depërtimit të masave ajrore të qëndrueshme moti sot do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 10ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato të ulëta dhe ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat parashikohen me rritje duke prekur vlerat nga 24ºC në relievet malore deri në 30ºC në ato të ulëta dhe ato bregdetare./K.C/dritare.net