Na ndiqni edhe në

Moti

Si do të jetë moti sot!

Si do të jetë moti sot!

Dita e sotme parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët të karakterit lokal deri në orët e mesditës, më pas reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila në orët e pasdites hera-herës e vrullshme deri në 15m/sek. Temperaturat parashikohen:
zonat malore 13°C deri në 23°C
zonat e ulëta 14°C deri në 27°C
zonat bregdetare 14°C deri në 27°C/K.C/dritare.net