
Ditën e sotme moti në Shqipëri do të jetë kryesisht i paqëndrueshëm. Vendi do të dominohet nga vranësira të dendura, të shoqëruara me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, kryesisht gjatë orëve të paradites dhe mesditës.
Në zonat malore, në lartësi më të mëdha, reshjet herë pas here do të jenë në formë dëbore. Temperaturat do të jenë tipike për muajin janar, me vlera të ulëta në orët e mëngjesit dhe rritje të lehtë gjatë ditës. Era do të fryjë mesatare, duke krijuar ndjesi më të ftohtë, veçanërisht në zonat e hapura dhe bregdetare./K.C/dritare.net