
Shi dhe shtrëngata deri të premten/Parashikimi i motit për këtë javë!
Dritare.net
Vendi sot do të pushtohet nga reshjet e shiut dhe shtrëngatat. Nga mesdita e sotme, pritet një përmirësim i lehtë i kohës, deri të enjten. Moti do të jetë kryesisht me vranësira mesatare deri të dendura por lokalisht nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.
Nga orët e mesditës të ditës së enjte e deri në orët e mesditës të ditës së premte, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në vendin tonë do të përsëritet “skenari” i ditës së hënë. Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë. Intensiteti i lartë nis fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat juperëndimore dhe veriperëndimore, për tu shtrirë më pas në pjesën më të madhe të territorit. Si ditën e hënë ashtu dhe atë të enjte dhe të premte këto reshje do të jenë në formën e stuhive, rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Intensiteti i reshjeve bie pas orëve të pasdites së ditës së premte./L.F-dritare.net

















