
Shi apo diell? Ja si do të jetë moti këtë fundjavë!
E Premte 18 Shtator 2020, 17:05
Dritare.net
Dje dhe sot, na ka shoqëruar një mot i vranët dhe me shi në të gjithë vendin. Por si do të jetë për fundjavë? Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët me intervale kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën jugore-juglindore të vendit deri në orët e mesditës.
Dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Pra mesa duket s'do të bëjmë plazh këtë fundjavë./K.C/dritare.net

















