
Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb
Shqipëria
Bregdeti paraqitet me kthjellime por zonat e ulëta dhe malore do kenë kalime vranësirash gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës por edhe orët e natës të sjellin largim të vranësirave nga vendi ynë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke u luhatur nga 15°C mëngjesi deri në 35°C mesdita.
Era do fryjë mestare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi verior-veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të mbizoterojne kushtet e motit në territorin e Kosovës gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja do të përmirësojnë kushtet atmosferike duke bërë që vranësirat të zhvendosen drejt zonave lindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime. Temperaturat ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten me 2 gradë në ato maksimale duke u luhatur nga 15°C në 30°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë nga drejtimi verilindor.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas herëshme, ku më të dukshme do jenë në zonat lindore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të largoj vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese./dritare.net

















