Na ndiqni edhe në

Moti

Plane për fundjavë? Ja si parashikohet moti!

Plane për fundjavë? Ja si parashikohet moti!

Fundjava e fundit e muajit maj pritet të sjellë mot të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat do të jenë të larta për këtë periudhë, duke krijuar kushte ideale për pushime, dalje në natyrë dhe aktivitete në bregdet.

Të shtunën moti do të dominohet nga dielli dhe vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore gjatë orëve të pasdites. Temperaturat do të arrijnë deri në 31-33 gradë celsius në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa në qytetet malore moti do të jetë më i freskët.

Edhe dita e diel do të vijojë me temperatura të larta dhe mot të qëndrueshëm. Paraditja parashikohet e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa gjatë pasdites mund të ketë shtim të vranësirave në zonat lindore dhe verilindore, ku nuk përjashtohen reshje të izoluara shiu.

Në përgjithësi, fundjava do të karakterizohet nga kushte të favorshme atmosferike dhe mot tipik veror, duke shënuar një mbyllje të ngrohtë të muajit maj në Shqipëri./K.C/dritare.net