Na ndiqni edhe në

Moti

Plane për fundjavë? Ja si do të jetë moti!

Plane për fundjavë? Ja si do të jetë moti!

Fundjava pritet të sjellë mot tipik dimëror në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas parashikimeve, vendi do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta, duke bërë që temperaturat të zbresin ndjeshëm gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Vranësirat do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa reshjet do të shfaqen herë pas here, kryesisht në formën e shiut në zonat e ulëta dhe borës në zonat malore, veçanërisht në veri dhe verilindje. Ultësira perëndimore do të ketë mot relativisht më të butë, por me lagështi dhe intervale reshjesh. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi verior, mesatare deri e fortë në disa zona, duke rritur ndjesinë e të ftohtit. Kushtet e motit kërkojnë kujdes të shtuar për qarkullimin rrugor, sidomos në akset malore ku mund të ketë prezencë bore dhe ngrica./K.C/dritare.net