Na ndiqni edhe në

Moti

Plane për fundjavë? Ja si do jetë moti!

Plane për fundjavë? Ja si do jetë moti!

Fundjava parashikohet me mot kryesisht të ndryshueshëm në Shqipëri, duke sjellë alternime mes periudhave me diell dhe vranësirave. Temperaturat do të jenë të buta, tipike për stinën e pranverës së hershme, ndërsa reshje të lehta janë të mundshme në disa zona.

Dita e shutunë do të jetë me periudha të shkurtra dielli që do të alternohen me vranësira. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 16–17 °C, ndërsa natën temperaturat do të bien deri në 4–7 °C. Disa zona, sidomos në veri dhe në zonat malore, mund të përjetojnë reshje të lehta gjatë mëngjesit ose pasdites.

Edhe për ditën e diel moti do të jetë me diell dhe vranësira. Temperaturat ditore do të luhaten rreth 15–16 °C, ndërsa natën do të mbeten të freskëta. Reshjet janë të mundshme, por jo të dendura, duke bërë që fundjava të mbetet relativisht e këndshme për aktivitetet jashtë./K.C/dritare.net