
Moti në Shqipëri këtë fundjavë parashikohet me kushte të paqëndrueshme dhe vranësira shoqëruar me reshje, ndërsa temperaturat mbeten relativisht të buta për kohën e dimrit. Sipas të dhënave të fundit, të shtunën priten reshje shiu në shumë zona me temperatura ditore që mund të afrohen rreth 15 °C dhe netët rreth 8 °C, duke krijuar një panoramë më të ngrohtë se zakonisht për këtë periudhë të vitit. Gjatë të dielës, reshjet pritet të bien në intensitet dhe moti të bëhet më i qëndrueshëm, me intervale më të gjata kthjellimesh, megjithëse shira të dobëta në mëngjes nuk përjashtohen. Temperatura ditore për të dielën do të jetë rreth 14 °C, ndërsa netët rreth 8 °C./K.C/dritare.net