

Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të karakterizohet nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare deri në mesditë, KU në zonat përgjatë kufirit lindor shfaqen vranësira kalimtare. POR sërisht pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin largim gradual të vranësirave në Republika e Shqipërisë duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të vijojë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të diktojnë mot të kthjellët gjatë paradites. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat e ajrit pësojnë rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 15°C deri në 33°C. Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi Verior.
Maqedonia e Veriut
Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë Republikën e MV gjatë pjesës së parë të ditës. Edhe pjesa e dytë e ditës vijon në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat e pakta do jenë mbizotëruese./M.M-dritare.net

















